Edona Sina - Avokate
Avokate Edona Sina është juriste me kualifikim akademik në nivelin Master të Shkencave Juridike, e diplomuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe e licencuar për ushtrimin e profesionit të avokatit që nga viti 2018.
Me përvojë profesionale në trajtimin e çështjeve civile, penale dhe administrative, ajo ofron përfaqësim juridik para gjykatave dhe institucioneve kompetente, këshillim ligjor, hartim të akteve juridike dhe zhvillim të strategjive të mbrojtjes dhe përfaqësimit.
Në punën e saj profesionale, rëndësi të veçantë i kushton analizës së hollësishme të çështjeve, argumentimit juridik, mbrojtjes së të drejtave të klientëve dhe respektimit të standardeve të etikës profesionale.
Diana Sina - Avokate
Avokate Diana Sina është pjesë e ekipit profesional të zyrës, me përvojen e saj mbi 40 vite në sistemin e drejtesisë në lëminë penale ofron shërbime të përfaqësimit juridik, këshillimit ligjor dhe mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të ligjshëm të klientëve.
Angazhimi i saj profesional përfshin analizën dhe trajtimin e çështjeve juridike, përgatitjen e parashtresave dhe dokumentacionit ligjor, si dhe përfaqësimin e klientëve në procedura pranë organeve kompetente.
Në ushtrimin e profesionit, ajo udhëhiqet nga parimet e përgjegjësisë, konfidencialitetit dhe përkushtimit ndaj ofrimit të shërbimeve juridike cilësore.
Lekë Sina - Ekspert i Trafikut
Lekë Sina është ekspert i licencuar gjyqësor në fushën e komunikacionit, i angazhuar në analizën dhe vlerësimin profesional të çështjeve që lidhen me aksidentet rrugore dhe sigurinë në komunikacion.
Ekspertiza e tij përfshin analizën teknike të aksidenteve, shqyrtimin e rrethanave të ngjarjeve në komunikacion, vlerësimin e faktorëve që kanë ndikuar në shkaktimin e aksidenteve dhe përgatitjen e raporteve profesionale të ekspertizës.
Përmes metodave të analizës teknike dhe vlerësimit objektiv të provave, ai kontribuon në sqarimin e rrethanave faktike dhe teknike të çështjeve që kërkojnë njohuri të specializuara në fushën e komunikacionit.